Telegrafi

Talat Xhaferi: Nëse nuk dekretohet, ligji mund të rikthehet në lexim të tretë (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një prononcim ekskluziv për InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për miratimin e ligjit për gjuhën.

Ai tha se nëse Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk e dekreton brenda afateve të parapara ligjore, atëherë ligji mund të kthehet në lexim të tretë.

Megjithatë, Xhaferi nuk sheh problem që ligji prapë të mbledh votat e nevojshme./RTV D/