Site icon Telegrafi

Talat Xhaferi kërkon funksionimin e plotë të administratës së Kuvendit të Maqedonisë

Përmes një shkrese zyrtare, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Zharko Denkovski, që të njoftojë të gjitha shërbimet e Kuvendit se duhet që të funksionojë administrat me kryetarin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Artan Grubi ka bërë të ditur se udhëzimet e para tashmë janë dhënë nga ana e Talat Xhaferit. Megjithatë, pengesë bëjnë deputetët e OBRM-PDUKM-së bashkë me ish-kryetarin Trajko Veljanoski. Ata janë ”ngujuar” në zyrat e kryetarit të Kuvendit dhe nuk e lirojnë atë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Milloshoski paralajmëron padi ndaj deputetëve Muhiq dhe Misovski (Foto)
Exit mobile version