Telegrafi

Talat Xhaferi dorëzoi Propozim-rregullore për punën e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në procedurë të rregullt parlamentare e dorëzoi Projekt-rregulloren e Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e dialogut Jean Monnet, që është një proces i përbashkët i Parlamentit Evropian me Kuvendin e RMV-së.

Në Rregulloren e propozuar parashikohet që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare, e cila në fakt kontribuoi shumë në marrjen e vendimeve të paanshme me konsensus si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për deputetët e opozitës.

Propozimi tashmë i është dorëzuar deputetëve në formë të shkruar dhe elektronike dhe do të propozohet për lexim të parë si shtesë në rendin e ditës të seancës plenare të 127-të të caktuar për 3 tetor 2023.