Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka anuluar seancën në të cilën duhej të debatohej dhe vendosek për interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Kryetari i Kuvendit nuk hyri në detaje në lidhje me këtë vendim, por tha se seanca sërish do të caktohet, pas marrëveshjeve shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Interpelanca për punën e Spasovskit i dorëzuar nga deputetët e opozitës maqedonase.
Xhaferi gjithashtu e anuloi seancën për ligjet reformuese, e cila po ashtu ishte paraparë për sot.
Ai rekomandoi koordinatorët e grupeve të deputetëve për të siguruar kushte, pasi siç tha, për këto ligje duhet shumicë prej dy të tretave.
Seanca për ligjet gjyqësore duhet të vazhdojë në orën 14:00./Telegrafi/