Taksia e parë fluturuese mund të shihet në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar pas dy vitesh.
Departamenti i Transportit (DfT) ka publikuar planin e tij të veprimit për të ardhmen e fluturimeve, i cili propozon taksi fluturuese pa pilot deri në vitin 2030.
Gjithashtu, ai parashikon përdorimin e rregullt të dronëve për luftimin e krimit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se plani i fluturimit me teknologjinë e dronëve deri në fund të dekadës pritet të rrisë ekonominë e vendit për 45 miliardë paund (mbi 50 miliardë euro).
“Teknologjia e fundit do të revolucionarizojë transportin”, tha Ministri i Aviacionit dhe Teknologjisë së Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Browne.
“Nga taksitë fluturuese te dronët e shërbimeve urgjente, ne po sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar t’i bëjë ballë këtij ndryshimi dramatik të transportit, duke përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik”, shtoi Browne.
Plan të ngjashëm për të përdorur taksitë ajrore për të fluturuar drejt dhe nga aeroportet, ka zbuluar edhe kryetari i New Yorkut, Eric Adams.
Këto propozime do të lejojnë që taksitë të fluturojnë lirshëm pa e kufizuar qiellin për aeroplanët e tjerë.
Por, planet synojnë edhe zhvillimin e teknologjisë së dronëve për të trajtuar krimin e dhunshëm dhe sjelljen antisociale.
Dronët janë testuar nga Skyfarer dhe spitalet universitare të vendit për të dërguar implante kirurgjikale dhe mostra në vende të tjera. Rezultoi që koha e dorëzimit është shpejtuar për 70 për qind. /Telegrafi/