Në Thurgau një shofer zviceran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës.
Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë.
55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch
Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.
Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë”.
Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë.
“Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.
“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!“, thotë taksisti zviceran.
Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook.
Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.