Një femër, derisa kishte qenë duke udhëtuar me një taksi ilegale, është sulmuar seksualisht nga vozitësi.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, viktima kishte dalë nga vetura e cila kishte qenë në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/