Një taksist në Spanjë është rrahur brutalisht nga tre turistë britanikë, e këtë sulm të tmerrshëm e filmuan kalimtarët e rastit.
Gabriel Callero, 57-vjeç, u sulmua brutalisht nga tre pushues britanikë në ishullin spanjoll Mallorca, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ndodhi kur turistët që ishin nën ndikim të alkoolit, së bashku me dy persona tjetër hipën mbi tavanin e taksisë.
Callero menjëherë kishte dalë nga vetura duke u kërkuar të largohen – por aty filloi grushtimi dhe shqelmimi.
Ky baba i katër fëmijëve që është i martuar me një britanike nga Conventry, ishte zhvendosur dy dekada më parë në Spanjë, pasi më herët kishte jetuar në Argjentinë.
“Gjithçka ndodhi derisa po kaloja në një rrugë që kryesisht e frekuentojnë pushtuesit britanikë në Magaluf. Tre persona mu afruan në veturë dhe menjëherë u ngjitën në tavan duke e goditur me shqelma”, tha Callero. /Telegrafi/