Një shofer taksie ka përdhunuar një vajzë nga Manastiri, përderisa i dashuri i saj e kishte mbyllur veten në makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Çift i moshës 24 dhe 25 vjet nga Manastiri ka hyrë në taksi me targa regjistrimi nga Manastiri te P.M.(54), i cili ishte parkuar në lagjen “Bair” me qëllim destinimi për të shkuar drejt qendrës së qytetit. Përderisa P.M. ka filluar të diskutojë me person mashkull për një borxh të dyshuar, pas të cilit ai ia ka marrë 100 euro që ka mbajtur në dorë, dhe pastaj ka mbyllur dyert e automjetit dhe me shpejtësi të lartë së bashku me çiftin është drejtuar drejt daljes nga qyteti.
P.M. është ndalur në një rrugë të errët, ka tërhequr vajzën me dhunë nga makina, ndërsa djali mbyllur në të, më pas shoferi ka kryer disa tentativa për akte seksuale mbi vajzën. Pastaj ka hapur makinën dhe ka tërhequr djalin jashtë, e ka goditur atë dhe e ka largua nga vendi. SPB-Manastir ka marrë masa për qartësimin e ngjarje. /Telegrafi/