Telegrafi

Taksisti mundohet të manipulojë shtetasin amerikan në Shkup

32 vjeçari R.R. nga Karolina e Veriut – SHBA me qëndrim të përkoshëm në Shkup dje rreth orës 19 e 10 minuta në Stacionin policor Qendër ka denoncuar se rreth orës 16 e 45 minuta nga sheshi “Skënderbeu” ka hipur në veturë duke i thënë shoferit që ta dërgojë deri tek një hotel në Shkup.

Taksimetri ka treguar shumën prej 110 denarë, por ai ka kërkuar që për shërbimin e njëjtë t’i paguhet 400 denarë. Pasi që R.R. ka thënë se jeton në Shkup dhe i di çmimet e transportit me taksi, shoferi ka filluar ta ofendojë dhe nuk e ka lejuar të dalë nga vetura.

Për shkak të komunikacionit të dendur, shtetasi amerikan ka shfrytëzuar çastin e ndaljes duke kërcyer nga vetura./Telegrafi/