Telegrafi

Taksisti “merr me vete” policin, të cilit nuk deshi t’i ndalet pasi e kuptoi se kishte parkuar veturën në vendin e gabuar (Video)

Një video bizare që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një taksist duke tentuar t’i ikë tiketës për parkim të kundërligjshëm, ka “marrë më vete” edhe policin i cili fillimisht kishte qëndruar i varur në kapakun e motorit dhe më pas kishte arritur të futet në karriget e pasme, derisa taksisti po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e këtij veprimi të taksistit, polici ka mbetur i varur në dritaren e veturës për disa kilometra, ndërsa shoferët e veturave tjera në autostradë mbetën të habitur kur panë policin me këmbë jashtë dritares, transmeton Telegrafi.

Ata e filmuan ngjarjen ku shihet policia i qytetit Hanoi në Vietnam duke tentuar të futet brenda veturës, pasi shoferi i saj deshi të ikë pa u gjobitur për veprimin e tij.

Për fat të mirë polici ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi iu bë me dije nga kalimtarët e rastit se në pjesën e pasme të veturës gjendet një polic i varur në dritare.

Gjithashtu nuk dihet nëse taksisti që i ka ikur përgjegjësisë është dënuar apo arrestuar nga policia vietnameze. /Telegrafi/