Një video bizare që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një taksist duke tentuar t’i ikë tiketës për parkim të kundërligjshëm, ka “marrë më vete” edhe policin i cili fillimisht kishte qëndruar i varur në kapakun e motorit dhe më pas kishte arritur të futet në karriget e pasme, derisa taksisti po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Si pasojë e këtij veprimi të taksistit, polici ka mbetur i varur në dritaren e veturës për disa kilometra, ndërsa shoferët e veturave tjera në autostradë mbetën të habitur kur panë policin me këmbë jashtë dritares, transmeton Telegrafi.
Ata e filmuan ngjarjen ku shihet policia i qytetit Hanoi në Vietnam duke tentuar të futet brenda veturës, pasi shoferi i saj deshi të ikë pa u gjobitur për veprimin e tij.
Për fat të mirë polici ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi iu bë me dije nga kalimtarët e rastit se në pjesën e pasme të veturës gjendet një polic i varur në dritare.
Gjithashtu nuk dihet nëse taksisti që i ka ikur përgjegjësisë është dënuar apo arrestuar nga policia vietnameze. /Telegrafi/