Telegrafi

Taksisti i Londrës u mundua t’i pengonte terroristët e armatosur me thika

Shoferi i një taksie ka rrëfyer se përpoq të ndalonte tre burrat e armatosur me thika, të cilët hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës, me një furgon të bardhë.

Dëshmitarët njoftuan se dëgjonin armë zjarri, mes raportimeve se kishin parë persona të therur pranë një restoranti.

Një nga viktimat thuhet se është një oficier policie.

Burrat e armatosur me thika lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëz në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit filluan të thernin njerëzit në rrugë dhe në restorante.

Taksisi ishte munduar t’i rrëzonte tre terroristët në tokë, por nuk ka mundur dhe gjate perleshjes mësohet se ka pësuar plagë të lehta.