Telegrafi

Taksisti i kërkoi Yamal të bënte një video për mbesën dhe nipin e tij – reagimi i tyre është mahnitës

Lamine Yamal nuk është vetëm një hit mes tifozëve të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, por edhe mes miliona adoleshentëve dhe veçanërisht vajzave adoleshente, ndërsa një shofer taksie përdori një takim të rastësishme me yllin e futbollit për të lumturuar mbesën dhe nipin e tij. 

Duke parë superyllin 17-vjeçar duke u futur në taksinë e tij, shoferi i kërkoi të regjistronte një video mesazh për fansat e tij të rinj në familjen e tij, të cilit ai iu përgjigj me kënaqësi.  

Marca ka publikuar një video të fëmijëve që kanë marrë mesazhin.  

Shikoni histerinë që lindi kur vogëlushja dhe vëllai i saj më i vogël kuptuan se kush po fliste me ta nga ekrani i telefonit. 

Këtë sezon në La Liga, Yamal shënoi tre dhe asistoi pesë herë në gjashtë ndeshje. 

Sezonin e kaluar, si 16-vjeçar, ai shënoi shtatë gola dhe shtoi nëntë asistime në gjithsej 50 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/