Telegrafi

Taksisti jep autogol

Sipas gazetës,“Xin’an Evening Post”, Shen, nga qyteti kinez, Huainan, e kishte marrë pasagjerin në një stacion autobusi, rreth orës 3 të mëngjesit.

“Ai kishte shumë gjësende shtëpiake, kështu që i ndihmova që t’i fusë të gjitha në veturë”, ka shpjeguar Shen.

“E vërejta që kishte një peshk pa bisht, dhe thash me vete, sa shumë që i ngjan peshkut që e kam në frigorifer. Por mandej qesha me veten për këtë mendim”.

Pasagjeri kishte thënë se sapo është kthyer nga një udhëtim në qytet dhe autobusi e kishte lënë larg nga shtëpia.

Kur është kthyer në shtëpi, Shen e kishte kuptuar se çka ka ndodhur pasi e kishte gjetur shtëpinë e thyer, dhe shumë gjësende të cilat i mungonin, përfshirë edhe peshkun pa bisht.

Disa ditë më vonë policia e kishte arrestuar hajdutin 56-vjeçar, i cili tani përballet me akuzat për vjedhje.