Telegrafi

Taksisti frenoi qëllimisht, përfundoi mosmarrëveshjen me pasagjerin duke ia përplasur kokën (Video)

Derisa po voziste nëpër Londër, një taksist ka frenuar qëllimisht, për ta përplasur keq pasagjerin me pjesën ndarëse të veturës.

Në këtë mnyrë, ai e përfundoi mosmarrëveshjen me klientin që besohet të ketë qenë i dehur dhe kurndërshtonte vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

Veprimi tij ka ngjallur kritika të ndryshme, nëse është dashur të vepronte ai në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar rastin, që pasagjeri nuk e kishte vënë rripin e sigurisë.

Shumica e kanë mbrojtur taksistin, duke thënë se shumë njerëz nuk kanë respect ndaj shoferëve të taksive. Të tjerë mendojnë se ky frenim është i palejuar, ndërsa ai mund të humbë licensën.

Si pasojë e goditjes me kokë, pasagjeri ka mbetur i trullosur, ndërsa është tërhequr ng taksisti, që e ka lënë atë në mes të rrugës. /Telegrafi/