Derisa po voziste nëpër Londër, një taksist ka frenuar qëllimisht, për ta përplasur keq pasagjerin me pjesën ndarëse të veturës.
Në këtë mnyrë, ai e përfundoi mosmarrëveshjen me klientin që besohet të ketë qenë i dehur dhe kurndërshtonte vazhdimisht, transmeton Telegrafi.
Veprimi tij ka ngjallur kritika të ndryshme, nëse është dashur të vepronte ai në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar rastin, që pasagjeri nuk e kishte vënë rripin e sigurisë.
Shumica e kanë mbrojtur taksistin, duke thënë se shumë njerëz nuk kanë respect ndaj shoferëve të taksive. Të tjerë mendojnë se ky frenim është i palejuar, ndërsa ai mund të humbë licensën.
Si pasojë e goditjes me kokë, pasagjeri ka mbetur i trullosur, ndërsa është tërhequr ng taksisti, që e ka lënë atë në mes të rrugës. /Telegrafi/