Telegrafi

Taksisti egjiptian e largon pasagjerin aziatik nga vetura e tij, nga frika se është i prekur me coronavirus

Në një video të dërguar në adresë të Telegrafit, një lexues ka bërë të ditur se bëhet fjalë për pamje që tregojnë një shofer egjiptian të një taksi, i cili inkurajon një shofer tjetër, për të nxjerrë një pasagjer aziatik nga vetura, nga frika se është i infektuar me coronavirus.

Siç shihet në pamje, përcjell Telegrafi, pasagjeri fatkeq është ulur në pjesën e pasme ndërsa shoferi i automjetit shikon kamerën ndërsa mbulon fytyrën me një faculetë.

“Nxirre jashtë, nxirre jashtë… ai ka coronavirus”, thuhet t’i ketë thënë njëri nga shoferët.

 

Pamjet, të cilat gjithashtu janë publikuar edhe nga disa media vendase, më pas tregojnë personin, i cili është përshkruar si një turist, duke qëndruar në mes të një rruge të ngjeshur pasi u braktis nga shoferi.

Po sipas mediave që kanë shpërndarë gjithashtu pamjet, përhapja e coronavirusit, i cili mendohet se ka origjinën në qytetin Wuhan të Kinës, ka çuar në disa sulme të urrejtjes ksenofobike të drejtuara ndaj aziatikëve.

Ndryshe, numri i rasteve me coronavirus në të gjithë botën ka kapërcyer 110,000 njerëz në 100 vende dhe territore me më shumë se 3800 të vdekur.

Kina mbetet vendi më i prekur me më shumë, por ekspertët kanë shprehur shpresë se shpërthimi ka arritur kulmin.

Qeveritë po përpiqen t’i përgjigjen shpërthimit edhe në disa vende tjera, duke anuluar tubimet publike, duke kufizuar ngjarjet sportive dhe duke mbyllur shkollat. /Telegrafi/