Telegrafi

Taksistët e Shtipit kërkojnë transport publik në këtë qytet (Video)

Taksistët e Shtipit kërkojnë transporti publik në këtë qytet. Nuk frikësohen nga konkurenca, por ankohen se për shkak të punës së madhe, humbin një pjesë të madhe të klientëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gligor Arsov nga shoqata ”Taksi 2003” thotë për 24Vesti se patjetër duhet të ketë transport publik të qytetit. Kurse nga komuna thonë se janë duke shqyrtuar mundësitë, janë duke shqyrtuar harxhimet dhe çështjet tjera.

Në Shtip parashihet të ketë 250 taksistë të liçencuar, kurse numri është ulur në vitin e kaluar për shkak të mbylljes së disa kompanive. Ka edhe mungesë shoferësh, pasi që largohen nga Maqedonia./Telegrafi/