Paul Bacon nga Londra, ka blerë një taksi me çmim të lirë dhe ka investuar rreth njëmijë euro, për ta shndërruar në makinë që duket si e vjetër.
Mekaniku ka punuar për një javë, duke ia ndryshuar tërësisht pamjen dhe tani duket sikur të jetë prodhuar në vitet e 50-ta, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, tregon veturën gjatë procesit të punimit në krijimin e linjave të reja.
Pritet që kjo makinë, të jetë konkurrente nëpër organizime të ndryshme, ku vlerësohet transformimet dhe kreativiteti për ndryshimet që janë bërë. /Telegrafi/