Site icon Telegrafi

Taksi që vozit mbrapsht

Taksisti tridhjetëvjeçar është bërë aq i famshëm në qytetin e tij sa që edhe policia lokale ia ka lëshuar lejen e veçantë që në të ardhmen të mund të vozis në mënyrën e tij të preferuar.

Pasioni për vozitjen mbrapsht tek ai është paraqitur para gjashtë vitesh, kur është kthyer nga një festë duke vozitur mbrapsht, pasi që marshi i ishte prishur.

Pas kësaj në automjetin e tij e kishte ngjitur dhe theksuar një mbishkrimin i cili shkruante “Kampion në vozitjen mbrapsht", derisa marshin e ka përpunuar që të ketë katër shpejtësi për vozitje mbrapsht dhe vetëm një për vozitjen normale përpara.

"Pas pesë vitesh vozitje mbrapsht e kam përsosur këtë aftësi", ka deklaruar taksisti, i cili në automjetin e tij ka vendosur një sirenë të ndihmës së shpejt për t’ua tërhequr vërejtjen këmbësorëve dhe automjeteve tjera.

Exit mobile version