Telegrafi

“Taksi” lundrues prezantohet në Paris, brenda mund të akomodohen katër pasagjerë

Demonstrimi i taksisë duke lundruar mbi ujë është parë këto ditë, duke i argëtuar pasagjerët nëpër Paris, duke e ngritur në një nivel tjetër projektin e shumëpritur.

Prodhimi i “SeaBubbles”, truri i të cilës është Alain Thebault dhe “surfisti” Anders Bringdal, filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2017 me një buxhet prej vetëm 4 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Tani dyshja kanë ndezur dritën jeshile për fazën tjetër të testimit në lumin Seine, ku kjo “kryevepër” është shfaqur para masës.

Ata premtojnë se shumë shpejtë pasagjerët do të mund të udhëtojnë me të dhe brenda taksisë mund të akomodohen katër persona pa përfshirë pilotin. /Telegrafi/