Telegrafi

Taksi godet një vajzë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Të premten në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, rreth orës 14:00, një taksist e ka aksidentuar një vajzë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.

Dëshmitarët e rastit kanë theksuar për Telegrafin se vajza ka qenë duke kaluar në zebra./Telegrafi/