Site icon Telegrafi

Taksa radiodifuzive vazhdon t’i ndjek nga pas qytetarët dhe kompanitë në Maqedoni

Rreth 50 mijë kompani ose ekonomistë të pavarur do të mbeten me xhirollogari të bllokuara për shkak të mospagesës së taksës radiodifuzive.

Të gjithë këtyre, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) tashmë u ka dërguar vërejtje paralajmëruese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto taksa të papaguara arrijnë shifrën prej 187 milionë denarësh, ose mbi tre milionë euro.

Shuma se sa qytetarë nuk e kanë paguar këtë taksë nuk bëhet publike ende, por nga DAP thonë për portalin Faktor se të dhënat do të kalkulohen pasi që të dërgohen vërejtjet paralajmëruese edhe te qytetarët.

Përndryshe, taksa radiodifuzive nuk paguhet që nga tetori i vitit të kaluar, kur Qeveria vendosi shfuqizimin e të njëjtës. Por, ata që nuk e kanë kryer pagesën deri më momentin e shfuqizimit, duhet që të njëjtën ta paguajnë. /Telegrafi/

Exit mobile version