Site icon Telegrafi

Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante

Takos është një pjatë tradicionale meksikane që përbëhet nga një tortila (kryesisht me misër ose grurë) që është e mbushur me përbërës të ndryshëm

Mbushja mund të përfshijë mish të bluar, peshk, perime, fasule, djathë dhe salca të ndryshme.

Takos shpesh shërbehet me perime të freskëta, si marule, domate ose qepë të kuqe dhe mund të përshtaten lehtësisht me shijen personale. Ky vakt i thjeshtë dhe i shijshëm është i përsosur për një drekë apo darkë të shpejtë.

Përbërësit:

Për mishin:

▪ 500 g mish të grirë (mish viçi, pule)
▪ 1 kokë qepë të kuqe (e grirë hollë)
▪ 2 thelpinj hudhër (të prera imët)
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 lugë çaji pluhur djegës
▪ 1 lugë çaji qimnon
▪ kripë dhe piper për shije

Për mbushjen:

▪ tortilat
▪ djathë i grirë (cheddar ose i ngjashëm)
▪ sallatë e copëtuar (jeshile ose lakër)
▪ domate të grira
▪ avokado (opsionale)
▪ kos ose jpgurt

Përgatitja

Përgatitja e mishit:

1. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan në zjarr mesatar. Shtoni qepën e kuqe dhe skuqeni derisa të jetë e tejdukshme.
2. Shtoni hudhrën dhe skuqeni edhe për 1 minutë.
3. Shtoni mishin e grirë, pluhur djegës, qimnon, kripë dhe piper. Skuqini derisa mishi të marrë ngjyrë kafe dhe të skuqet mirë (rreth 8-10 minuta).

Përgatitja e tortilave:

1. Në një tigan tjetër ose në skarë ngrohni butësisht tortilat derisa të zbuten.
2. Vendosni pak mish të përgatitur në secilën tortila, më pas shtoni djathin e grirë, marulen e grirë, domaten dhe avokadon.
3. Hidhni sipër një sasi të vogël kosi ose jogurti.

Shërbimi

Mblidhni tortilat dhe shërbejini menjëherë. Nëse dëshironi, mund të shtoni lëng limoni ose salcë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version