Site icon Telegrafi

Takon ish-gruan me të dashurin e ri në motoçikletë, burri i verbuar nga xhelozia i shkelë me veturë (Video, +18)

Fabricio Alexandro de Rosario 34-vjeç, po ndiqte me veturën e tij një motoçikletë në të cilën ishte ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj i ri. Dhe në momentin që iu afrohet, i shkelë me veturë çiftin.

Megjithatë, kur e kuptoi se ish-gruaja e tij i mbijetoi përplasjes, ndaloi veturën dhe e goditi disa herë në kokë, transmeton Telegrafi.

Pas këtij veprimi të tmerrshëm ai është zhdukur nga skena e krimit thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkaq, Daja de Madeiros 22-vjeçe është dërguar me urgjencë në spital, ku është konstatuar se nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Por për fat të keq, i dashuri i saj Vesli Ribeiro 24-vjeç nuk i ka mbijetuar plagëve.

Fabricio de Rosario është i njohur për reputacionin e kriminelit, pasi më parë ka qenë në burg për shkak të vjedhjeve dhe tregtisë me lënë narkotike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jVG0VbUAjf4

 

 

 

 

 

Exit mobile version