Site icon Telegrafi

Takohet Ziadin Sela dhe Ambasadori Carlo Romeo, diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo.

Gjat takimit Ziadin Sela e ka informuar ambasadorin e Italisë për aktualitetet e fundit politike në vend gjithashtu ka informuar edhe për sjelljen e Ligjit të Gjuhës shqipe në Kuvend si dhe mundësitë e hyrjes në fuqi, si dhe zbatimin e domosdoshëm në praktikë, si element i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë multietnike.

Temë tjetër diskutimi nga ana e kryetarit Sela kanë qenë edhe vërejtjet e tij për Qeverisjen LSDM-BDI si dhe për dinamikën e reformave sidomos në Drejtësi, reforma këto të cilat nuk janë në pajtueshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë./TV21/

Exit mobile version