Telegrafi

Takohet sot Komiteti Kombëtar për Investime

Gjatë ditës së sotme në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të mblidhet Komiteti Kombëtar për Investime, me qëllim diskutimi të investimeve kyçe infrastrukturore dhe bashkë-financimi i projekteve nga ana e Bashkimit Evropian.

Në takim do të marr pjesë edhe Jean-Eric Paquet, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Komisioni Evropian.

Takimi do të mbahet sot në orën 10:30, në sallën e Mbledhjeve në Qeveri./Telegrafi/