Site icon Telegrafi

Takohet me Prishtinën, bisedon me Ferizajn!

“Të enjten do të mësojë përfundimisht nëse do të kthehem te Prishtina apo jo. E kemi lënë një takim me zyrtarët e këtij klubi dhe aty do të vendoset gjithçka. Te kjo skuadër kam kaluar shumë mirë, por sigurisht që do të mundohem të gjej zgjidhjen më të mirë të mundshme”, deklaroi Bërbatovci për Arena.

Ai flet edhe për eksperiencën në Suedi me Ostersin. “Atje kam kaluar shumë mirë. I kam treguar vlerat e mia dhe mendoj që iu kam pëlqyer shtabit teknik dhe klubit të Ostersit. Megjithatë, nuk kam mundur të qëndroj për shkak se llogaritesha si i huaj. Sidoqoftë, gjithçka mbetet e hapur dhe mund të kthehem përsëri në Suedi në të ardhmen”, shtoi Bërbatovci. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version