Amerikani Eric Wolters derisa ishte duke e shetitur qenin e tij nëpër parkun Henderson, kishin vërejtur një krijesë të madhe dhe të zezë se si po ecte, transmeton Telegrafi.
“Nuk di nëse ai ishte një Bigfoot, apo dikush u tall me mua”, tha Wolters, i cili e kishte xhiruar krijesën e çufidtshme me celularin e tij.
Ai tregon se si ishte frikësuar nga krijesa e çuditshme, por kur e ka parë se ajo po shkonte drejt pyllit, ai e ka xhiruar.
Shikojeni videon dhe vlerësojeni nëse kjo krijesë është ajo që ngjan me njeriun dhe majmunin. /Telegrafi/