Telegrafi

Takohet grupi punues për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues për zbatim e strategjisë Kundër Terrorizmit, i udhëhequr nga Koordinatori nacional, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Ky i fundit  kërkoi adresimin e të gjitha sfidave që rrjedhin nga plani i punës i paraparë për vitin 2016, potencoi që përballja me sukses me terrorizmin si njëri ndër kërcënimet më serioze në botën bashkëkohore është e mundur vetëm me një angazhim sistematik, të planifikuar dhe të koordinuar në nivel vendi dhe në aspektin ndërkombëtarë.

Gjithashtu Koordinatori Nacional, gjatë këtij takimi kërkoi nga të gjitha autoritetet që janë të përfshira në zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit që të thellohet bashkëpunimi ndër institucional, në mënyrë që të bëhet shpërndaja e informatave në kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që të reagohet me kohë në çfarëdo sfide që paraqitet në proces të punës.

Të gjithë akterët e përfshirë në zbatim të strategjisë raportuan për periudhën gjashtëmujore, ku u vlerësua se gjendja e sigurisë në vend është e mirë dhe janë arritur rezultate të prekshme në arritjen e objektivave ligjore në kontekst të luftimit të terrorizmit, transmeton Klan Kosova.