Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, anëtarët Ismail Kurteshi dhe Dardan Sejdiu janë takuar sot me presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollin dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zymberaj.
Takimi është mbajtur në një nga hotelet e kryeqytetit.
Siç merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj në këtë takim po diskutohet për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit.