Koalicioni PAN, i cili sot nuk ishte prezent në vazhdimin e seancës konstituive, ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në seancën e nesërme.
Në lidhje me këtë burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tre kryetarët e koalicionit më të madh do të takohen sonte në orën 20:00 për të marrë një vendim të përbashkët.
“Sonte rreth orës 20:00 do të takohen Veseli, Haradinaj dhe Limaj dhe do të vendosin për nesër”, ka thënë ky burim.
Më herët Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku tha se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme pasi është thirrur në mënyrë arbitrare.