Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimeve me liderin e LVV-së, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ky është takimi i tretë për sot i presidentit në vazhdën e konsultimeve me partitë politike për situatën pas rrëzimit të Qeverisë.
Presidenti Thaçi nesër pritet të takojë kryetarin e AAK-së, NISMA-s, AKR-së, Listën Serbe dhe Grupin 6+. /Telegrafi/