Telegrafi

Takohen rivalët e vjetër në futbollin kosovar

Dy skuadrat ndër më të mëdhatë në futbollin kosovar, Prishtina dhe Drita do të jenë përballë njëra tjetrës.

Sa herë që janë përballur këto dy skuadra, atmosfera në tribuna ka qenë e jashtëzakonshme në njërën anë nga ‘Plisat’ e Prishtinës dhe në anën tjetër nga ‘Intelektualët’ e Dritës.

Prishtina dhe Drita në këtë takim hyjnë pas fitoreve minimale, ku kryeqytetasit mposhtën 1-2 Trepçën ndërsa Drita triumfoi me rezultat të njëjtë ndaj Drenicës.

Skuadra e gjermanit Linds Lindeman ende është në garë për titull të kampionit dhe nuk synon të dorëzohet.

Ndërsa Ismet Munishi ka punë më të vështirë për t’i ikur barazhin me Dritën.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë zhvillohet mes Drenicës dhe Llapit.

Dy gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës kërkojnë të mbetën në garë për objektivat që kanë, vendasit për ikje nga barazhi ndërsa mysafirët për titull të kampionit.

Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00. /Telegrafi/