Përfaqësues të Grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar punimet e seancës për të mbajtur në mbledhje lidhur me harmonizimin e tekstit të deklaratës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës, për të dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në grupin punues janë Selvije Halimi nga PDK-ja, Armend Zemaj nga LDK-ja, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje si dhe përfaqësuesit e minoriteteve. /Telegrafi/