Partitë e koalicionit janë duke zhvilluar takime intensive për të diskutuar rreth riformatimit të Qeverisë, ani pse publikisht nuk kanë dalë me rezultatet e takimeve.
Ndryshimin e disa ministrave, dhe largimin e disa prej tyre e pranojnë të dy partitë e koalicionit, edhe pse takimet për këtë çështje më shumë po i zhvillojnë ndaras sesa bashkë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është takuar në vazhdimësi për t’u dakorduar rreth tkurrjes së Qeverisë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për Tribuna Channel se barrën kryesore për ta dizajnuar riformatimin ia kanë lënë kryetarit, Isa Mustafa.
Ndonëse nuk ka dashur të flasë me emra, ai ka pohuar se është diskutuar për ndërrimin e disa ministrave të partisë së tij, porse takimet dhe konsultimet po vazhdojnë edhe me partnerin e koalicionit.