Para pak çastesh, në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së.
Ky i fundit ka konfirmuar për “Indeksonline” takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.
Ndërsa zyrtari i partisë së Behgjet Pacollit nuk ka treguar nëse në këtë takim është folur edhe rreth zhvillimeve të fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit./Indeksonline/Telegrafi/