Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot në takim pune nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri Mustafa po qëndron në Tiranë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400 kw Kosovë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet sot.
Gjatësia e kësaj linje është 241.5 kilometra, 90 km është nga pjesa e Kosovës, ndërsa, gjatësia nga Shqipëria është 151.5 kilometra.
Vlera e përgjithshme e financimit është 75.5 milionë euro, 33.5 milionë euro të financuara nga Kosova, ndërsa 42 milionë euro të tjera nga Shqipëria. /Telegrafi/