Site icon Telegrafi

Takohen Lloga dhe Joveski, bisedohet për përgjegjësi për djegien e spitalit modular në Tetovë

Në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë, janë takuar ministri i drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryeprokurori i prokurorisë së Maqedonisë, Ljubomir Joveski për të biseduar në lidhje me procesin gjyqësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Merret vesh se palët kanë kërkuar informacione shtesë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve të para nga Ministria e Drejtësisë, Lloga do të takohet edhe me Prokurorin për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, për të diskutuar për përgjegjësitë gjatë fazës së tenderimit për ndërtimin e spitaleve modulare.

Ndryshe, sot në Tetovë është protestuar, ku qindra qytetarë kërkuan përgjegjësi për zjarrin në spitalin modular. Ata gjithashtu kërkuan shkarkimin kryeprokurorit Ljubomir Joveski, ndërsa bënë thirrje që fajtorët e vërtetë sa më parë të dalin para drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version