Telegrafi

Takohen kryetari i Prishtinës dhe i Londrës, flasin për sfidat e qyteteve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Londrës, Sadiq Khan gjatë një Samiti për qytetet që po mbahet në New York.

Rama në një postim në Facebook shkruan se me kryetarin londinez kanë biseduar për sfidat e qyteteve.

“Takim i mrekullueshëm me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, gjatë Samitit të Qyteteve të Fuqishme i cili po mbahet në New York.

Biseduam mbi sfidat e qyteteve tona dhe shkëmbyem ide se si mund t’i ndryshojmë vendet tona për të mirë”, shkruan Rama.

Në këtë samit po merr pjesë edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Ndryshe, në margjina e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po marrin pjesë 70 kryetarë të qyteteve më të njohura si ai i Nju Jorkut, Londrës, Rio de Janeiros, Stockholmit, komuna Gjermane, Holandeze dhe nga e gjithë bota e rajoni.

Ky samit financohet nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze. /Telegrafi/