Kryeministri më i moshuar në botë, Mahatir Mohamad, 93-vjeç i Malajzisë, është takuar sot në Vjenë me shefin e qeverisë austriake me kancelarin Sebastian Kurz, 32-vjeç.
Tema kryesore e diskutimit gjatë takimit ishte përmirësimi i raporteve ekonomike mes këtyre dy vendeve, transmeton Telegrafi.
Kurz ka potencuar se marrëdhëniet me dy vendeve janë të mira, duke pranuar se Malajzia është partner tregtar i Austrisë në juglindje të Azisë.
Në anën tjetër, kryeministri i Malajzisë kërkon investime direkte nga Austria si dhe më shumë turistë.
Mahatir Mohamad gjendet në Vjenë për shkak të konferencës së organizuar “Agjencia Ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit”. /Telegrafi/