Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Haradinaj ka thënë se me presidentin Meta kanë bashkëbiseduar për proceset aktuale në të cilat po kalojnë të dyja vendet.
Postimi i kryeministrit Haradinaj:
“Sot u takova me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin bashkëbiseduam për proceset aktuale në të cilën po kalojnë të dyja vendet.
Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për BE e Shqipërisë, janë hapa të mëdhenjë për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi.
Në këto dy çështje por edhe për procese të tjera, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/