Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e kryeministrit, në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. /Telegrafi/