Site icon Telegrafi

Takohen Haradinaj e Kamberi – flasin për sfidat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Pjesëmarrëse në takim ishte edhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Lexo po ashtu Krasniqi takohet me Kamberin: Zëri i tij do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë

“Sot pata kënaqësinë ta pres deputetin z. Shaip Kamberi dhe ish-kryetaren e Preshevës znj. Ardita Sinani”, ka shkruar i pari i AAK-së.

“Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”.

Lexo po ashtu Abdixhiku e Kamberi bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Dy ditë më parë Kamberi është takuar edhe me dy liderët tjerë opozitarë; Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version