Site icon Telegrafi

Takohen Ahmeti dhe Minxhozi, javën e ardhshme mbahet takimi i Unionit të Bashkive Shqiptare

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli pritën në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës me qytetet tjera të Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit, si dhe me projekte konkrete që ndikojnë në lehtësimin e mënyrës së jetesës së qytetarëve.

Gjatë javës tjetër, pritet që të mbahet takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku përveç Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës pritet të bashkohen edhe komuna të tjera.

 

Exit mobile version