Telegrafi

Takohen 32 vjet pasi xhiruan një film erotik, Michael Douglas dhe Glenn Close ndajnë së bashku një çmim në SAG

Glen Close dhe Michael Douglas (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Filmi “Fatal Attraction” u solli atyre famë botërore.

Aktori Michael Douglas dhe aktorja Glenn Close së bashku kanë luajtur në thrillerin erotik “Fatal Attraction”, dhe tani pas 32 vjetësh, ata e gjejnë përsëri veten së bashku në ndarjen e çmimeve SAG.

Glenn Close dhe Michael Douglas (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Filmi u publikua në vitin 1987 dhe u nominua për gjashtë çmime prestigjioze në “Oscars”, dhe pas shumë viteve Michael dhe Glenn u shfaqën së bashku për të ndarë një çmim, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve SAG.

Ata shfrytëzuan këtë mundësi për të kujtuar bashkëpunimin e tyre në këtë film.

Glenn Close dhe Michael Douglas (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Kanë kaluar 32 vjet që nga publikimi i “Fatal Attraction”dhe 25 vjet që nga themelimi i këtyre çmimeve, kemi kaluar nëpër një numër ndryshimesh në film, në këtë industri dhe në mënyrën sesi jemi të lidhur. Është kënaqësia e njeriut, ajo që na bashkon në kënaqësinë e të qenit pjesë e diçkaje magjepsëse”, tha Douglas i cili në tapetin e kuq erdhi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Catherine Jones.

Filmi “Fatal Addiction” e sillte aktorin Glenn si një biznesmen, ndërkohë që e dashura e tij u bë psikopate. Filmi në fjalë thuhet se u bë si një lloj apeli për feministet. /Telegrafi/

Glenn Close dhe Michael Douglas (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)