Site icon Telegrafi

Taknet me aparaturë me rreze infra të kuqe

Kjo aparaturë, është e ngjashme me syzet me rreze infra apo edhe pajisjet që zotërojnë avionët luftarak. Ajo është krijuar nga sistemi BAE dhe mundëson shikueshmërinë e sendeve rreth e rrotull në bazë të temperaturës që ato rrezatojnë.

Por në sistemin e ri BAE është integruar opsioni që tanku të mos dallohet nga aparaturat e tjera me rreze infra, për shkak se temperatura që ajo rrezaton është e njëjte me atë të një makine ose një lope.

Këto tanke të ri, me një sistem të tillë të integruar me kamuflazh perfekt, do të prodhohen dhe përdoren nga ushtria amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version