Telegrafi

Takimi i tretë për Kosovën U-20

(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-20 në konkurrencën e femrave sonte (e shtunë) do të zhvillojë takimin e tretë në FIBA Women’s Challanger që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Vashat e Kosovës do të përballen me Rumaninë, ndeshje që zhvillohet nga ora 17:00.

Dardanet kanë pësuar dy humbje, nga Sllovakia dhe Luksemburgu, kurse Rumania ka një fitore ndaj Maqedonisë Veriore dhe një humbje nga Sllovakia.

Ndeshjen e fundit vashat e Kosovës U20 do ta zhvillojnë të dielën (nesër) nga ora 21:00 me Maqedoninë Veriore.