Në Tokio të Japonisë, janë mbledhur pronarët që zotërojnë super-makina, për të treguar luksin dhe punimet e mahnitshme që janë bërë në pjesë të ndryshme të tyre.
Këta automobila luksozë dhe sportivë, nuk e kanë vetëm ngjyrën me të cilën janë lansuar, por në to janë kryer vepra arti nga artist të famshëm, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, në vetura janë shtuar edhe kuajfuqitë, në mënyrë që të arrihet shpejtësi e lartë, si dhe të lëshojnë zhurmë që e dallojnë nga të tjerat.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër dhe në lëvizje këto makina që së bashku kalojnë vlerën e miliona eurove. /Telegrafi/
https://youtu.be/eblmR157og8